Kosova pret Shqipërinë në Prizren, synon fitore jetike në parakualifikimet e EuroBasket 2029
Kupa e Botës 2026 po hyn në fazën e eliminimit direkt, ku tashmë janë mësuar disa nga çiftet e 1/16 së finales.
Shtetet e Bashkuara kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi triumfuan me rezultat 2-0 ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës në një ndeshje ku treguan karakter edhe pse luajtën për më shumë se 25 minuta me një futbollist më pak.
Amerikanët kaluan në epërsi në minutën e 45-të falë golit të Folarin Balogun, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-t.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino nuk u dorëzua dhe vulosi fitoren në minutën e 82-të, kur Malik Tillman realizoi golin e dytë.
Edhe me 10 lojtarë, SHBA ruajti kontrollin e ndeshjes dhe siguroi kualifikimin me autoritet.
Në raundin e 1/16 së finales, SHBA do të përballet me Belgjikën, e cila siguroi biletën pas një përmbysjeje dramatike ndaj Senegalit. Belgët arritën të mbijetonin falë një gabimi të portierit kundërshtar që e çoi sfidën në kohën shtesë, ku Youri Tielemans shënoi nga pika e bardhë për të vulosur kualifikimin.
Fitorja ndaj Bosnjës i siguroi SHBA-së një duel të madh me Belgjikën në fazën e 1/16 së finales /RTKlive