Krypa: E-kiosqet janë jashtë funksionimit për shkak të dështimit të tenderit për mirëmbajtjen e tyre

E-Kiosqet që janë funksionalizuar një muaj më parë, deri më sot kanë lëshuar rreth 400 dokumente. Kështu thonë zyrtarë të komunës së Gjakovës që udhëheqin sektorin e teknologjisë informative. Kiosqet që janë në qendër të qytetit tani janë jashtë funksionit. E njëjta që ndodhet në lagjen Blloku i Ri gjatë ditës së sotme ishte jashtë funksionit, për shkak të bartjes së administratës së Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” nga objekti i vjetër në atë të ri. Këtë e ka thënë për televizionin Syri Dardan Krypa, udhëheqës i sektorit për teknologji informative të cilin ne e kemi pyetur më detajisht për problemet që kanë e-kiosqet dhe se kur do të funksionalizohen plotësisht. I njëjti na është përgjigjur përmes e-mailit duke thënë se në komunën e Gjakovës ka të instaluar 3 e-kiosqe prej të cilave ajo në bllokun e ri është në funksion dhe është instaluar tash së fundmi, por vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur ndërprerje të cilat janë riparuar.Ndësa arsyeja se pse të tjerat që janë jashtë funksionit është përshkak të mirëmbajtjes dhe tenderi për mirëmbajtjen e tyre ka dështuar, për arsye që nuk ka pasur aplikues. Krypa tutje ka theksuar se Kioska në qendër të qytetit do të vendoset në një lokacion tjetër dhe është bërë kërkesë në Ministrinë e punëve të brendshme për vendosjen e saj në oborrin e Policisë së Kosovës. Procedurat për tenderin e ri të mirëmbajtjes janë në përfundim e sipër dhe në muajin tetor do të hapet tenderi për mirëmbajtjen e tyre, ka thënë ndër të tjera udhëheqësi i sektorit të teknplogjisë informative pranë komunës së Gjakovës. Televizioni Syri në vazhdimësi do të ju informojë e në të njëjtën kohë do të përcjellë nga afër se kur do të funksionalizohen dhe të jenë në shërbim të qytetarëve të gjitha e-kiosqet në qytetin e Gjakovës.

Read Previous

DnV: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, shtyrja e tyre cënon legjitimitetin e institucioneve

Read Next

Kryetari i KQZ-së takon presidenten Osmani