Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së, do të qëndrojë sot në Kosovë, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Valtonen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Takimi do të mbahet në ora 9:20.

Ndërkaq, në ora 11:45, Valtonen pritet të mbajë konferencë për media./kp/

Read Previous

Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

Read Next

James Rubin e vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale