Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Kryesia e Kuvendit sot (e hënë) mban mbledhjen e radhës, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

Mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00. Përveç pikave nga seancat e kaluara të Kuvendit, në rend dite është edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, më 17 nëntor 2022, ku veçohet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023./KP/

Read Previous

​114 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Read Next

​Sot është Dita Botërore e Diabetit