Kryeparlamentari Dimal Basha e pranon vendimin e Kushtetueses për masë të përkohshme

Kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, pas kërkesës së Listës Serbe.

Basha ka thënë se menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve.

“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.

Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë. /Reporteri.net

Read Previous

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Read Next

​ZRRE: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor