GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka thënë se beson që Donald Trump ende dëshiron ta marrë Greenlandën, pavarësisht se së fundmi i ka zbutur kërcënimet për ta marrë me forcë.
E pyetur në kuadër të Konferenca e Sigurisë në Mynih nëse presidenti amerikan ende dëshiron ta zotërojë ishullin arktik, Frederiksen tha: “Fatkeqësisht, mendoj se dëshira është e njëjtë.”
Planet e Trumpit për Groenlandën kanë bërë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të rriten ndjeshëm. Muajin e kaluar, ai u tërhoq nga kërcënimet për ta marrë ishullin, një territor autonom i aleatit Danimarkë, pasi arriti atë që e quajti një marrëveshje “kornizë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, raporton theguradian, transmeton Sinjali.
Megjithatë, marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara.
Frederiksen dhe homologu i saj nga Groenlanda, Jens-Frederik Nielsen, thanë se presioni mbi banorët e ishullit ishte “i papranueshëm”. Por Nielsen theksoi se janë ndërmarrë “disa hapa” “në drejtimin e duhur”.
Këto deklarata erdhën pasi Frederiksen dhe Nielsen zhvilluan një takim 15-minutësh me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, të premten, në margjinat e konferencës së sigurisë.
Të shtunën, Rubio e përshkroi Amerikën si “një fëmijë të Evropës” dhe bëri një ofertë emocionale, por shumë të kushtëzuar, për një partneritet të ri, duke këmbëngulur se dy kontinentet i përkasin së bashku.
Në një fjalim shumë të pritur në konferencën vjetore të Mynihut, ai tha se SHBA-ja synon të ndërtojë një rend të ri botëror, duke shtuar:“Ndërsa jemi të përgatitur, nëse është e nevojshme, ta bëjmë këtë vetëm, preferenca dhe shpresa jonë është ta bëjmë këtë së bashku me ju, miqtë tanë këtu në Evropë.”