Kryekuvendari i Shqipërisë sot vizitë në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, sot do ta vizitojë Kosovën.

Nga Kuvendi i Kosovës është njoftuar se kryekuvendarja Albulena Haxhiu do ta presë Peleshin me fillim nga ora 10:00.

Vizita e Peleshit vjen një javë pas asaj të Elisa Spiropalit.

Spiropali vetëm një ditë pasi vizitoi Kosovën u largua nga posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë. Ishte një nga shtatë ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në ristrukturimin e Qeverisë. Në vend të saj ministër i Jashtëm u emërua Ferit Hoxha./reporteri

Read Previous

Përpjekja e radhës për Presidentin, Kurti takohet sot me Abdixhikun

Read Next

Trump: Do të hakmerremi për vdekjet e ushtarëve amerikanë