Kryebashkiaku i New York-ut nuk largohet, pas akuzave për korrupsion

New York City Office of the Mayor via AP

“E prisja, nuk jam i befasuar. Prisni derisa të dëgjoni versionin tim. Unë do të vazhdoj të bëj punën time”.

Eric Adams provoi kartën e ‘business as usual’, pasi stuhia që po e pushton atë dhe administratën e tij, tashmë e shënuar nga skandale dhe dorëheqje në pozitat e larta, mori forcën e një uragani.

Kryebashkiaku demokrat i New York-ut, ish-kapiteni i Policisë i zgjedhur me premtimin për rivendosjen e ‘Ligjit dhe rendit’ në qytet, pas sezonit tepër liritar të Bill de Blasio, kishte thirrur një konferencë shtypi përpara rezidencës zyrtare të Gracie Mansion në anën e sipërme lindore.

Përreth tij, përfaqësues të ndryshëm të organizatave dhe klerikëve “me ngjyrë” të qytetit, të gatshëm për të miratuar përpjekjen e tij për ta paraqitur veten si “shënjestër” e një manovre politike, pasi ai është afrikano-amerikan.

Militantët Black Lives Matter që shkuan për ta sfiduar atë, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen dhe duke thirrur emrin e David Dinkins, kryetarit të parë me ngjyrë të New York-ut, nuk dukeshin të bindur.

Adams është tani kryebashkiaku i parë në historinë e qytetit që është paditur gjatë kohës që ishte në detyrë. Disa orë më parë, në orën 6 të mëngjesit, një duzinë hetues federalë kishin hyrë në të njëjtin Mansion Gracie për të sekuestruar telefonin celular të Adams.

Një përsëritje e asaj që ndodhi vitin e kaluar, kur kryetarit dhe anëtarëve të fushatës së tij iu konfiskuan pajisje të tjera elektronike. Pak minuta përpara se Adams të fliste në publik, aktakuza federale e përgatitur nga prokurori i Distriktit Jugor të New York-ut, Damian Williams, i pari afrp-amerikan që mbante postin, i emëruar tre vjet më parë, u deklasifikua, duke konfirmuar thashethemet e së mërkurës në mbrëmje – konfirmim se karta racore e tentuar nga Adams nuk ekziston.

Ryshfeti, mashtrimi, kërkimi i kontributeve të paligjshme të fushatës. Këto janë akuzat, të përfshira në pesë aktakuza federale. Një sjellje kriminale që filloi kur Adams, një ish-polic, ishte president i bashkisë Brooklyn, më i populluari në qytetin e New York-ut, dhe më pas vazhdoi pas zgjedhjes së tij si kryetar bashkie.

Hetimi filloi në vitin 2021 dhe pjesërisht u fokusua në marrëdhëniet e supozuara të Adams me përfaqësuesit e qeverisë turke. Sipas aktakuzës, kryebashkiaku “ka kërkuar dhe pranuar përfitime me vlerë të papërshtatshme” që të paktën nga viti 2014.

Përfitimet përfshinin udhëtime luksoze ndërkombëtare (bileta të Turkish Airlines falas ose me zbritje për në Turqi, dreka dhe darka falas dhe dhoma hoteli gjatë qëndrimit ) nga të huajt e pasur dhe të paktën një zyrtar i qeverisë turke.

Destinacionet përfshijnë Francën, Kinën, Sri Lankën, Indinë, Hungarinë dhe, natyrisht, Turqinë. Vlera totale e “përfitimeve”, mbi 100 mijë dollarë.

Adams më pas dyshohet se u përpoq të fshihte dhuratat ose t’i bënte ato të dukeshin sikur ai kishte paguar për to nga xhepi i tij duke fshirë mesazhe komprometuese. “Një përpjekje e ngathët,” tha Williams në konferencën për shtyp.

Për më tepër, Adams dyshohet se ka përfituar nga kontributet e paligjshme të fushatës nga zyrtarë të huaj. Në këmbim të këtyre përfitimeve, Adams, si kryetar bashkie, dyshohet se u bëri presion zyrtarëve të Departamentit të Zjarrfikësve që të lejonin hapjen e një ndërtese të re konsullore turke në Manhattan, pavarësisht problemeve të sigurisë nga zjarri të gjetura gjatë një inspektimi.

Guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul, një tjetër demokrate që do të kishte fuqinë për të hequr Adamsin, tani për tani është në ngecje.

Hakeem Jeffries, një kongresmen i fuqishëm i New York-ut dhe udhëheqës i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, po bën të njëjtën gjë.

Rreziku, për demokratët, është t’i bëjnë një favor Donald Trump, i cili po investon kohën dhe paratë e fushatës së tij në New York, shteti bastion i demokratëve, ku manjati nuk ka shpresë për fitore ndaj Kamala Harris, por mund të shtyjë zgjedhja e disa deputetëve republikanë, të cilët mund të ndryshojnë balancën në Kongresin e ri që do të zgjidhet në nëntor. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbi 30,000 kaluan në Siri nga Libani ditët e kaluara, thotë OKB

Read Next

Shqipëria ka potencial për t’u bërë ‘faroder’ i anëtarësimit, thotë ambasadori i BE-së