Qindra qytetarë, familjarë e shoqëri, morrën pjesë në ceremoninë mortore të 26 vjeçares Diana Quni, e cili u varros sot në varrezat e fshatit Doblibare. E ndjera, mëngjesin e së hënës në kryeqytet, u gjet pa ndjenja në një nga rrugët e qendrës së Prishtinës dhe më pas ndërroi jetë në QKUK. Më poshtë gjeni...
Irani dhe Izraeli nisën sulme të reja me raketa ndaj njëri-tjetrit të mërkurën, ndërsa lufta ajrore midis dy armiqve të hershëm hyri në ditën e gjashtë pavarësisht një thirrjeje nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për dorëzimin pa kushte të Teheranit. Ushtria izraelite tha se dy breshëri raketash iraniane u lëshuan drejt Izraelit në dy...
Izraeli ka pretenduar se ka goditur bazat bërthamore dhe raketore iraniane gjatë natës. Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se kishin sulmuar “një vend prodhimi centrifugash dhe disa impiante prodhimi armësh”. Sulmet ndodhën orët e fundit në kryeqytetin Teheran dhe përfshinë 50 avionë izraelitë, shkruan Sky News. Centrifugat janë makina që ndihmojnë në pasurimin e uraniumit. Uraniumi i...
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Islamike ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Izraelit – se duhet të evakuohen “nëse duan të qëndrojnë gjallë”. Televizioni shtetëror thotë se Irani do të “sulmojë infrastrukturën”, ka raportuar BBC. Transmetuesi shton se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selisë së stacioneve televizive izraelite Channel 12...
Irani ka ekzekutuar një burrë i cili u shpall fajtor për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad. Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars. Ekzekutimi, raportoi Reuters, është i treti në javët e fundit që lidhet me kryerjen e spiunazhit në emër të Izraelit. The Guardian thekson...
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa incidente me karakter kriminal. INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE Gjakovë/ 11.06.2025 –17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit pas një zënke e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Palët e përfshirë në rast kanë pranuar tretman...
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, në vitet e 90-ta, Bujar Bukoshi, sot më 12 qershor 2025, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe për nder të figurës së tij. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku përfaqësues të institucioneve, personalitete...
Një granatëhedhës dore është gjetur sot në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Nga policia deklarojnë se mjeti i pashpërthyer është gjetur nga një qytetar derisa po pastronte një hapësirë në një dyqan. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente austriake lidhur me krimin e rëndë të ndodhur sot në një shkollë në qytetin Graz. Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPJD ka thënë se nga të dhënat e konfirmuara, në mesin e viktimave është vetëm një shtetas...
Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, ka shpallur një shtetrrethim për disa pjesë të qendrës së qytetit në përgjigje të plaçkitjeve dhe dhunës gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit. Pas fillimit të shtetrrethimit në orën 20:00 sipas kohës lokale në Los Angeles, shumë njerëz mbetën në qendër të qytetit, ose aksidentalisht ose duke...
Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi. Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant. /GazetaSinjali/
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1880 gjoba në 24 orët e fundit për kundërvajtësit e trafikut. Në 24 orët e fundit janë raportuar 52 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 30 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress. Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, teksa 16 janë dërguar në mbajtje./kp/
Ditë më parë, një shtetas i Shqipërisë është kapur me shtatë bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Policia bën të ditur se më 9 qershor pra dje, është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdoret edhe për eksploziv. “Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që...
Një vizitë e zakonshme familjare në Kosovë është shndërruar në ankth për ish-policin e Kosovës, Arbnor Spahiu. Ai është ndaluar nga autoritetet serbe teksa udhëtonte me autobus përmes territorit të Serbisë drejt Kosovës. Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), Arbnor Spahiu, Serbia ia ka caktuar një muaj paraburgim, dy ditë pasi e ndaluan. Këtë...
Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve në Kosovë. Sipas raportit policor, dy raste kanë ndodhur në Pejë ndërsa një në Gjakovë e tjetra në Malishevë. Siç bëhet e ditur tutje në raport, të dyshuarit lidhur me rastin janë arrestuar. “Pejë / 08.06.2025 – 00:05. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që...
Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7 qershor 2025, rreth orës 09:00, në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. MPJD ka thënë se Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, gjatë kthimit të tij nga Austria drejt Kosovës. Ai pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot...
Sot bëhen shtatë vjet qëkur legjenda shqiptare e futbollit Fadil Vokrri u nda nga jeta. Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. shkruan KosovaPress. Fadil Vokrri u lind më 23 korrik 1960...
Një person ka ndërruar jetë në Gjakovë. Viktima, që punonte si roje sigurie, është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kohës sa ishte në detyrë. Policia e Kosovës në raportin zyrtar ka bërë të ditur:...
Në moshën 102-vjeçare ka ndërruar jetë Rexhep Gali Balidemaj, një figurë emblematike e qëndresës dhe atdhetarizmit shqiptar i njohur si “Mandela i Plavës dhe Gucisë”. Për vdekjen Balidemajt ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook, djali i tij Naim Balidemaj. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se më 8 qershor 2025, ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare...
Një kontroll i zakonshëm në rrugët e Gjakovës dërgoi në zbulimin e substancave narkotike në posedim të një të riu. I dyshuari, Z.V., po përballet tani me akuza serioze për shpërndarje të lëndëve psikotrope. Organi i akuzës ka kërkuar që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë, deri në sqarimin e plotë të rastit....
Kanadaja po përballet me një valë të fuqishme zjarresh, duke detyruar më shumë se 31,000 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas autoriteteve, aktualisht janë më shumë se 200 vatra zjarri aktive, ndërsa gjysma prej tyre janë jashtë kontrollit. Deri më tani, flakët...
Izraeli tha se kishte nisur sulme ndaj armëve që i përkisnin Sirisë, disa orë pas raportimeve se dy predha ishin qëlluar nga Siria në Izrael. Sulmet izraelite në Sirinë jugore shkaktuan “humbje të konsiderueshme njerëzore dhe materiale”, tha ministria e jashtme e Sirisë, duke shtuar se Izraeli po “përpiqej të destabilizonte rajonin”. Ndërsa ministri izraelit...
11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova. Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit. Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues,...
Në Këln të Gjermanisë do të bëhet sot evakuimi më i madh i popullatës që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë punimeve janë zbuluar tri bomba shumë të mëdha amerikane të hedhur gjatë bombardimeve amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Bombat tani duhet të çmontohen dhe nxirren, raporton gazetari Bahri Cani. Rreth 20 mijë njerëz...
Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme ekskluzivisht për një operacion të gjerë antidrogë që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetje nga Forcat Speciale, kështu duke zbarkuar në disa qytete të Kosovës. Mirëpo, burime të besueshme të Gazetës Sinjali konfirmuan se aksioni antidrogë në Prishtinë, Suharekë, Pejë dhe Viti dhe...
Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca mbahet në ora 13:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjykata ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29...
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua më 19 gusht 1982 dhe përkon me luftën në Liban, raporton KosovaPress. Kjo ditë ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas sulmit të rëndë të ndodhur dje në Boulder, Kolorado, duke e cilësuar si një akt të tmerrshëm terrorizmi që “nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Gazeta Sinjali. Në deklaratën e tij, Trump e lidhi incidentin me politikat e administratës...
Një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë pasi dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para të gatshme në formë ryshfeti. Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”. “Është arrestuar i dyshuari shtetas i...
Shoferi i autobusti K.M nga kompania e autobusëve ”Kushtrimi NM” ka njoftuar se në stacionin e autobusëve në Gjakovë rreth orës 18:30 deri 19 :00 ka pranuar një porosi të cilën e ka futur në bagazh të autobusit për të dërguar në Prishtinë, por në stacionin e Prishtinës nuk ka dalur asnjë person që ta...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve Dodekanezë, përgjatë kufirit të Turqisë në Mesdhe. Tërmeti goditi në orën 23:17 sipas kohës lokale, 18 kilometra nga ishulli i Rodosit, në një thellësi prej 68 kilometrash, tha EMSC. Një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballë goditi qytetin bregdetar turk të...
Për shkak të një aksidentit të ndodhur sot në fshatin Korenicë, dy persona po marrin trajtim shëndetësor në spitalin e Gjakovës. Të lënduarit po marrin trajtimin shëndetësor dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Më poshtë gjeni kronikën e detajuar:
Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar të vetmen qendër të dializës Noura al-Kaabi Dialysis në Gazën veriore dhe më shumë se 50 palestinezë u vranë gjatë fundjavës mes një rritje të dhunës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të paktën 54 palestinezë u vranë në 48 orët e fundit, duke përfshirë 31 të vrarë me armë...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë janë shënuar tre aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme...
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi zonën pranë Tivatit vonë mbrëmë. Instituti Sizmologjik Evropian njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 23:25. Sipas të dhënave nga faqja e internetit e Institutit të Sizmologjisë të Malit të Zi, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej nëntë kilometrash./reporteri.net
Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 02:20 në fshatin Pavlan të Pejës. Lidhur me rastin tragjik, policia ka dhënë detaje përmes zëdhënësit Driton Rugova. Rugova tha se vetura ishte përfshirë nga flakët bashkë me personin që ishte në veturë. Ai theksoi se trupi i...
Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka treguar qartë se është në hap me nevojat e konsumatorit modern. Nuk ka nevojë për premtime të mëdha apo fjalë të mëdha – çmimet në Petrol Company janë ndër më të ulëtat në treg. Petrol...
Një operacion i koduar “Puzzle” ka çuar në pranga 10 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, si pjesë e një rrjeti të dyshuar për trafik armësh dhe droge nga Kosova në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali. Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga hetimet për një grup shtetasish që dyshohet...
Forcat ruse kanë kryer një sulm masiv me dronë në drejtim të rajonit verilindor të Kharkivit gjatë natës së kaluar, që la të lënduar dhjetëra persona, përfshirë dy adoleshentë, kanë njoftuar zyrtarët lokalë të premten, transmeton Reuters. Tetë persona, përfshirë dy 16-vjeçarë, mbetën të lënduar nga një sulm në fshatin Vasyliv Khutir, ka njoftuar guvernatori...
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Afrikës Jugperëndimore, rreth 2,277 kilometra nga qyteti Kejptaun në Republikën e Afrikës së Jugut, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 07:36 të mëngjesit dhe ka pasur një thellësi prej dhjetë kilometrash. Epiqendra...
Një qytetar i kërkuar nga drejtësia është ndaluar në pikën kufitare të Merdarit, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 30 maj 2025, rreth orës 01:30 të mëngjesit, është ndaluar Mentor Konjusha, 39 vjeçar, shtetas kosovar, i cili rezultoi me urdhër-arrest aktivtë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai kërkohej për...
Një mjet shpërthyes i rrezikshëm është zbuluar të enjten në mbrëmje në fshatin Bob të komunës së Kaçanikut, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe nxënësve të shkollës së afërt. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 29 maj 2025, rreth orës 19:00, një i mitur 10-vjeçar, D.D., ka telefonuar Policinë përmes linjës 192, duke...
Burime të sigurta të bëjnë me dije se Njësia e Krimeve Ekonomike ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Gjakovë, konkretisht ndaj drejtorit të Qendrës së Patentë-Shoferëve. Bastisjet po zhvillohen në lokacione të ndryshme dhe dyshimet e para lidhen me keqpërdorime të mundshme në procesin e pajisjes me patentë shofer, ndërsa hetimet janë në fazë aktive....
Një zjarr ka përfshirë ish-parkun e mjeteve në Lushnje të Shqipërisë rreth orës 03:45 të mëngjesit, duke djegur katër autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa i katërti është shpëtuar pjesërisht falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Në ndihmë kanë mbërritur forca zjarrfikëse nga Divjaka dhe Fieri, ndërsa është shmangur përfshirja e mjeteve të...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Në këtë rast, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi u...
Petrol Company, një nga kompanitë më të mëdha në tregun e derivateve, ka krijuar tashmë një traditë të njohur për lojërat shpërblyese që organizon për klientët e saj. Por këtë vit, loja ka marrë një tjetër dimension. “Super Loja e Vitit 2025” ka nisur fuqishëm dhe vazhdon të sjellë surpriza muaj pas muaji – me...
Trupat izraelite kanë hapur zjarr pranë mijëra palestinezëve të uritur ndërsa një grup logjistik i zgjedhur nga Izraeli për të dërguar ushqim në Gaza humbi kontrollin e qendrës së tij të shpërndarjes në ditën e dytë të operacioneve. Një rrethim total 11-javor dhe një bllokadë e vazhdueshme e ngushtë nga Izraeli do të thotë se...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në lidhje me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të...
Parada e fitores së Liverpoolit u shndërrua në kaos të hënën në mbrëmje, pasi një makinë përplasi tifozët e mbledhur në qendër të qytetit, duke lënduar pothuajse 50 persona, përfshirë fëmijë. Një burrë 53-vjeçar britanik, që besohet të jetë shoferi i automjetit, u arrestua në vendin e përplasjes në Water Street në zemër të qytetit,...
Një shtetas i Shqipërisë është shoqëruar për intervistim në Polici, pasi i njëjti ka tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve policor në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Reporteri.net. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.Njoftimi: DHËNIE RYSHFETI SPK-Vërmicë / 25.05.2025 – 08:45. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili...
Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para dhjetë vjetësh, u kanë dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përcjellë për në banesën e fundit, në...
Një zyrtar policor në Mitrovicë, ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale. Mesazhet kërcënuese i janë bërë në gjuhën serbe. Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 18:39 dhe menjëherë është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të...
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë ruse gjatë natës në Ukrainë, raportojnë autoritetet lokale, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas BBC, katër viktima janë shënuar në rajonin perëndimor të Khmelnytskyit, tre në rajonin e Kievit dhe një tjetër në qytetin jugor të...
Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar këtë të shtunë në Pikëkalimin Kufitar në Merdare, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Bëhet fjalë për Bahri Thaçin, 37 vjeçar, i cili është ndaluar më 24 maj 2025, rreth orës 15:00, gjatë tentimit për të hyrë në territorin e...
Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale. Deri më tani janë konfirmuar të paktën tre viktima, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raporton Reuters. Më shumë se 23 mijë shtëpi janë përmbytur, duke dëmtuar rëndë pasuritë materiale të qytetarëve dhe duke...
Njëzet e nëntë fëmijë dhe të moshuar kanë vdekur nga uria në Gaza në dy ditët e fundit, tha ministri i shëndetësisë i Autoritetit Palestinez, ndërsa sulmet izraelite vranë të paktën 52 persona që nga agimi mes një ofensive ushtarake në të gjithë territorin, raporton the Guardian. Paralajmërimi erdhi ndërsa ndihma ushqimore pritet të fillojë...
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë një muzeu hebre në Washington DC, raporton BBC. Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit, transmeton gazeta online Reporteri.net. Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Elias Rodriguez nga Çikago, Illinois. Ai...
A të ka ndodhë ndonjëherë ta mbushësh rezervuarin, ta paguash çmimin e zakonshëm… por ta kuptosh që karburanti po të mbaron më shpejt se zakonisht? Në një treg të mbushur me premtime, stacione të shumta derivatesh dhe oferta të përkohshme ka një emër që nuk garon me fjalë të mëdha, por me besimin e klientëve-...
Ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov, është qëlluar për vdekje pranë një shkolle në një lagje të pasur të Madridit, shkruan “The Guardian“, përcjell Reporteri.net. Policia mori një telefonatë rreth orës 09:15 të mëngjesit për një shtetas ukrainas të qëlluar përpara Shkollës Amerikane të Madridit, e cila ndodhet në Pozuelo de Alarcón, thanë autoritetet për Reuters, pa...
Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë, sipas Top Channel. Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe...
Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. /GazetaSinjali/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave që është raportuar në Prishtinë. Një zyrtar i një banke të hënën thuhet se ka raportuar se gjatë numërimit të parave të deponuara na bankomat ka hasur në para të falsifikuara. “Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se gjatë...
Në Halle, tre persona u plagosën në një sulm që ndodhi në mbrëmjen e së dielës; njëri prej tyre rëndë. Policia arriti të arrestonte një të dyshuar. Motivi është ende i paqartë. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt. Sipas policisë, një burrë 29-vjeçar...
Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e rëndë ku një foshnje u gjetë pa shenja jete sot në afërsi të një deponie mbeturinash në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një përgjigje për Telegrafin policia ka marrë informatën sot rreth orës 11:00. “Policia ka pranuar informatën...
Në Raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Në Drenas është arrestuar një burrë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua. Të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar nga Policia një pushkë gjuetie dhe nëntë fishekë. I dyshuari me Vendim të Prokurorit pas...
Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer...
Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren Dilge Nanovçe, e cila ishte në timon. Sipas burimeve të Sinjalit, Nanovçe po ngiste veturën Opel Astra me targa vendore, pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje. Ajo po udhëtonte në rrugën Pouskë-Opojë, kur në një kthesë të mprehtë...
Gustav Mahler (7 korrik 1860 – 18 maj 1911) ishte një kompozitor romantik austro-bohemian dhe një nga dirigjentët kryesorë të brezit të tij, përcjell KultPlus. Si kompozitor, ai vepronte si një urë midis traditës austro-gjermane të shekullit të 19-të dhe modernizmit të fillimit të shekullit të 20-të. Ndërsa gjatë jetës së tij, statusi i tij...
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur pasi një anije e madhe stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York City, të shtunën në mbrëmje, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas kryebashkiakut të qytetit, Eric Adams, anija me emrin Cuauhtémoc humbi energjinë elektrike pak para se të ndodhte...
Një ngjarje tragjike ajrore ka ndodhur këtë të shtunë në Finlandë, ku dy helikopterë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Sipas mediave vendase, aksidenti ndodhi në perëndim të Helsinkit, në mesditë, ndërsa shkaqet e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura, shkruan Gazeta Sinjali. Të dy helikopterët ishin nisur nga Estonia...
Një mision shpëtimi në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në malin Eiger në Alpet Zvicërane, pas një orteku që ka zënë poshtë disa persona. Lajmi u konfirmua nga policia e Kantonit të Bernës përmes një deklarate në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve, orteku ndodhi pak pas mesditës së së shtunës dhe ka mobilizuar menjëherë...
Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë. Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes. Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e...
Në raportin 24-orësh të datës 15 maj 2025, Policia ka evidentuar dy raste serioze: një grabitje me dhunë në Gjakovë dhe një kanosje me armë të ftohtë në Rahovec, ku disa persona janë arrestuar dhe një viktimë ka kërkuar trajtim mjekësor. KOMUNIKATË PËR MEDIA “Në një rast grabitje tre të dyshuar arrestohen nga policia në...
Shiu i dendur i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar një sërë problemesh dhe dëme materiale në disa vende në mbarë Kroacinë. Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Kroacisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente janë në terren dhe po punojnë për të larguar pasojat e motit të keq. Në rajonin e Osijekut janë...
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe...
Rr. Domenik Përgegaj, Gjakovë 13.05.2025, 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 2.52 gram si dhe dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 1.84...
Prokurori i Shteteve të Bashkuara Gregory W. Kehoe njoftoi për ekstradimin në SHBA të kosovarit, Liridon Masurica, 33 vjeçar nga Gjilani. I njohur edhe si “@blackdb”, Masurica akuzohet për komplot për të kryer mashtrim me pajisjet e aksesit dhe pesë akuza thelbësore për përdorim mashtrues të 15 ose më shumë pajisjeve të aksesit të paautorizuar....
José Mujica, ish-presidenti uruguaian, ish-guerilas dhe figurë e njohur ndërkombëtarisht për stilin e tij modest të jetesës dhe reformat liberale, vdiq në moshën 89 vjeç, transmeton gazeta online Reporteri.net. Lajmin e bëri të ditur presidenti aktual i Uruguait. “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e mikut tonë Pepe Mujica”, njoftoi Presidenti i Uruguait, Yamandu Orsi,...
Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur ishullin e Kretës në Greqi të mërkurën, ka njoftuar Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti ishte në një thellësi prej 83 km, sipas GFZ-së. Banorët në Egjipt e ndjenë gjithashtu tërmetin teksa Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Astronomisë dhe Gjeofizikës të vendit ka raportuar se nuk ka...
Sot mbushen njëzet e gashtë vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht dyzet e katër burra. Masakra e katërmbëdhjetë majit ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në...
Një 21-vjeçar është arrestuar me dyshimin se i vuri zjarrin shtëpisë së kryeministrit britanik Keir Starmer në veri të Londrës. Policia dyshon se zjarri është ndezur me “qëllim për të rrezikuar jetën”. Policia Metropolitane ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhet në mbajtje. Bëhet e...
Sot mbushen 26 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane. Ndryshe, më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Financiare të Policisë së Kosovës, ka sekuestruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej mbi 2.28 milionë euro në kuadër të hetimeve për rastin e koduar “Mati”, që lidhet me veprën penale të shpëlarjes së parasë. Sipas një komunikate të përbashkët nga PSRK...
Më shumë se një vit e gjysmë nga sulmi terrorist paramilitar në Banjskë, nuk ka as gjykim në mungesë në Kosovë ndaj Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve, e as masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Derisa refuzimi i shteti fqinj për ekstradimin e Radoiçiqit pamundëson gjykimin e plotë në rast si parakusht për masat e BE-së,...
Brenda një periudhe 24-orëshe janë raportuar gjashtë raste të dhunës ndaj grave në qytete të ndryshme të Kosovës – Lipjan, Obiliq, Ferizaj, Klinë, Istog dhe Zubin-Potok. Në shumicën e rasteve, dhuna është ushtruar nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e viktimave. Sipas raportit të Policisë, në Lipjan është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin të premten, ku një burrë dyshohet se fillimisht ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ndodhi në një ndërtesë banimi në rrugën “B” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se burri ishte 34 vjeç, ndërsa...
Pas më shumë se një jave kërkime në Klos, është gjetur trupi i të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut. Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të...
Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA). Sipas të përgjimeve të publikuara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe...
Forcat e armatosura pakistaneze kanë ndërmarrë “sulme të shumta” duke përdorur dronë dhe municione të tjera përgjatë kufirit perëndimor të Indisë që nga e enjtja në mbrëmje deri të premten në mëngjes, njoftoi ushtria indiane, ndërsa përplasjet midis dy shteteve me armë bërthamore po intensifikohen, shkruan Gazeta Sinjali. Përshkallëzimi i dhunës erdhi pas një sulmi...
Në “Fshatin e Gjelbër” punimet për ndërtimin e apartamenteve po vazhdojnë me ritme të shpejta. Kantieri është aktiv prej disa kohësh dhe puna po ecën çdo ditë. Kompleksi do të ofrojë lloje të ndryshme banesash: nga apartamente 1+1, 2+1 e 3+1, deri te përdhese dhe duplex, të dizajnuara për të plotësuar nevojat e familjeve të...
Petrol Company, një nga liderët në ofrimin e derivateve në Kosovë, po vazhdon zgjerimin e saj të pandalshëm në çdo cep të vendit. Pas fitimit të besimit të qytetarëve në shumë qytete të Kosovës, tashmë ka ardhur radha e Klinës që të përfitojë nga produktet dhe shërbimet e kësaj kompanie të njohur. Hapja e pikës...
Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit M.G., (shtetas turk), i cili dyshohet për vrasjen me thikë të vajzës së tij 15-vjeçare, dhe therjen e vajzës tjetër 10-vjeçare si dhe bashkëshortes, shkruan Reporteri.net. Ai dyshohet për tri vepra penale, teksa masa e paraburgimit do...
Viti 2025 shënon 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë dhe Ditës së Fitores mbi Japoninë, ngjarje të cilat në vitin 1945 i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa Evropa shënon këtë moment historik, ajo e bën këtë nën hijen e konfliktit më të gjerë të armatosur në kontinent që nga viti 1945— luftën...
Policia e Kosovës ka kryer kryer bastisje në tri lokacione në veri të vendit. Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Reporteri.net se bastisjet po kryhen në lidhje me armë ilegale. Ai tha se deri tani janë dy të arrestuar, “Kemi asistuar Drejtorin kundër krimit të organizuar me bastisje në...
26 vite më parë në Kodrën e Çabratit ishin rreth 60 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët u rrethuan nga policia e paramilitarët fashist serb. Më 7 maj filluan të shtënat e policisë dhe paramilitarëve serb në pjesën e Çabratit. Të shtënat dhe luftimet e kohë pas kohshme zgjatën deri më 9 maj,...
Policia e Rajonit të Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar disa incidente serioze, përfshirë një sulm ndaj një zyrtari policor në Rahovec dhe disa raste të dhunës në familje në Rahovec, Malishevë dhe Gjakovë. Në të gjitha rastet, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet...
Një rast i vrasjes së rëndë kanë ndodhur të martën rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, brenda një familjeje me shtetësi të huaj. Sipas të dhënave nga organet e hetuesisë dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën rreth moshës 15-vjeçare, derisa vajza tjetër 10 vjeçare ka pësuar lëndime. Lëndime ka pësuar...
Me dhimbje të thellë, sportdashësit gjakovarë dhe më gjerë kanë pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Genc Sherif Lleshit, një prej figurave më të respektuara të futbollit vendor, i cili për dekada me radhë kontribuoi me dinjitet, pasion dhe përkushtim të rrallë në fushat e gjelbra të Kosovës. I lindur në vitin 1954 në...
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE · Gjakovë / 05.05.2025 – 09:00. Është raportuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dhe është arratisur nga shtëpia në drejtim të panjohur. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. · Malishevë / 04.05.2025 –...
Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar, shkruan KosovaPress. Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në...