Kriza e emigrantëve, 100 viktima në Mesdhe që nga fillimi i vitit 2024

Ilustrim

Që nga fillimi i vitit 2024 pothuajse 100 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Mesdheun. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në reagimin zyrtar ka njoftuar se numri i viktimave është shumë i lartë. Sipas drejtoreshës së IOM viktimat janë pothuajse dyfishi i atyre të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Më herët Papa Françesku ka mbajtur një konferencë për këtë çështje duke u bërë thirrje liderëve që të ulen të konsultohen për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, me qëllim parandalimin e viktimave.

Sipas Projektit të Emigrantëve të Zhdukur të IOM-it, numri vjetor i emigrantëve të vdekur dhe të zhdukur në të gjithë Mesdheun u rrit nga 2,048 në 2021 në 2,411 në 2022 dhe 3,041 në fund të 2023.

/alsatmk/

Read Previous

Mbahet mbledhja e parë e asamblesë për këtë vit

Read Next

Emigracioni pritet të shtojë 6.1 milionë njerëz popullsisë së Britanisë së Madhe