Kristjan Asllani pranë largimit, Interi gati të shesë mesfushorin shqiptar

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pritet të largohet nga skuadra e Interit këtë merkato verore.

Fiorentina, Torino dhe Bologna kanë shprehur interes konkret, por pa përmbushur kërkesat e Interit për çmimin.

Zikaltërit e vlerësojnë rreth 15-20 milionë euro dhe nuk pranojnë oferta poshtë kësaj shume.

Por, duket se e ardhmja e Asllanit do të vijojë të jetë në Serie A. Së fundmi në garë është futur edhe Parma, klub që është në kërkim të një mesfushori.

Nga mediat italiane raportohet se Asllani do të pranonte një transferim te Parma, ndërsa mund të ndihmojë në një marrëveshje tjetër, atë për mbrojtësin Giovanni Leoni, i cili ndiqet prej kohësh  nga Interi, si dëshirë e madhe e trajnerit Cristian Chivu. /ATSH/

Read Previous

Adriano ​Galliani drejt rikthimit te Milani

Read Next

Planet e Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës, shefi i ushtrisë kundër