Krijohet miu-robot, do të përdoret për misione specifike

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një mi-robot, që sillet fiks si një brejtës i vërtetë.

Instituti i Teknologjisë së Pekinit ka prezantuar atë që e ka quajtur SQuRo, një robot që do të përdoret për misionet e kërkim-shpëtimit, duke shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u futur në hapësira tejet të ngushta.

“Minjtë janë shumë të shkathët dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me mjedisin. Për të krijuar këtë robot, kemi studiuar me imtësi mënyrën e lëvizjes së minjve dhe shpikja jonë, njësoj si një mi i vërtetë, mund të depërtojë edhe në hapësira ku duket e pamundur që të arrihet”, shpjegojnë shkencëtarët kinezë./Alsat.mk/

Read Previous

Komisioneri Ekonomik i BE-së: Varësia nga gazi dhe nafta ruse duhet të përfundojë në vitin 2027

Read Next

Superkompjuteri më i fuqishëm në Evropë arrin në Barcelonë