Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mirëpriti dje njohjen e shtetit palestinez nga një numër vendesh.
“Le të jemi të qartë, shtetësia për palestinezët është një e drejtë, jo një shpërblim”, tha Guterres në konferencën e OKB-së, në Nju Jork mbi një zgjidhje me dy shtete për Lindjen e Mesme – të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.
“Unë mirëpres masat që shumë shtete anëtare po ndërmarrin për të nxitur mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, duke përfshirë premtimet për të njohur shtetin e Palestinës”, shtoi Guterres, ndërsa nënvizoi se asgjë nuk mund të justifikonte sulmet terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.
Shefi i OKB-së gjithashtu kritikoi në mënyrë indirekte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mohimin e vizave për presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe delegacionin e tij. /ATSH-DPA/