Kreu i FBI-së vizitë të papritur në Izrael

Kreu i Policisë Federale të SHBA-së (FBI), Christopher Wray bëri një vizitë të papritur në Izrael, ku u takua me anëtarë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, sipas një deklarate të FBI-së.

Christopher Wray adresoi kërcënimet “aktuale dhe të ardhshme” me të cilat po përballet Izraeli dhe SHBA, thuhet në deklaratë.

Wray u takua gjithashtu me kreun e FBI-së me bazë në Tel Aviv dhe këmbënguli në rëndësinë e punës që personeli i FBI-së po bën së bashku me partnerët e tyre izraelitë për të kundërshtuar kërcënimet nga Hamasi, Hezbollah, Irani dhe të tjerët.

Sipas New York Times, kjo është vizita e parë e Ray në Izrael që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Kreu i FBI-së tani do të udhëtojë në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila fillon sot dhe zgjat deri më 17 shkurt. /abcnews.al

Read Previous

Rama: U desh Vladimir Putin të kuptoni rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Read Next

Arben Taravari shpall kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut