Krerët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Kiev, mësohen se çfarë do të diskutojnë

Nesër do të mbahet samiti i BE-së në Kiev, mbledhja e parë e tillë e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian që nga fillimi i pushtimit rus.

Me këtë rast, më shumë se 10 zyrtarë të profilit të lartë të BE-së do të mbërrijnë sot dhe nesër në Kiev, mes tyre presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Samiti do të diskutojë dërgimin e armëve dhe parave shtesë në Ukrainë, forcimin e qasjes të produkteve të Ukrainës në tregun evropian, ndihmën e Ukrainës për të mbuluar nevojat e saj energjetike, futjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, përgjegjësinë e liderëve rusë për luftën dhe mundësinë e zgjerimit, si dhe zona evropiane pa tarifa roaming në Ukrainë, raporton Guardian.

Por në të njëjtën kohë, dëshira e Ukrainës për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian do të mbetet e padëgjuar. Përkatësisht, BE-ja jo vetëm që pret më shumë masa kundër korrupsionit nga Ukraina, por nuk është e gatshme të pranojë si anëtare një vend ku është ndezur konflikti më i madh i armatosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha kohët e fundit se Ukraina dëshiron të anëtarësohet në BE në dy vitet e ardhshme, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë për të paktën pesë vjet të tjerë, dhe ndoshta edhe më gjatë.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjermania ka probleme me dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar

Read Next

FBI nuk gjen dokumente të klasifikuara nga kontrolli në një nga shtëpitë e presidentit Biden