Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi ka thënë se bashkë kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar kreu i PDK-së në rrjetin social Facebook.

Për takimin ka njoftuar edhe Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Diskutuam me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor për të mundësuar përparimin. Situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me prioritet”, tha Varhelyi. /Telegrafi/

Read Previous

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë 15 milionëshe për Telekomin

Read Next

“Lufta ne Gaza”, a është e mundur një zgjidhje me dy shtete?