KQZ publikon platformën elektronike për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime

KQZ publikon platformën elektronike për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në dispozicion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se përmes kësaj platforme qytetarët, mediat dhe subjektet politike do të mund të përcjellin në kohë reale të dhënat për pjesëmarrjen në votime dhe rezultatet preliminare nga çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Sipas Elezit, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve do të publikohen në gjashtë intervale kohore gjatë ditës së zgjedhjeve, përkatësisht në orët 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.

Ndërkaq, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, në platformë do të publikohen edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike. /Nacionale/

Read Previous

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

Read Next

DnV: Procesi i votimit nisi pa problem, gati 40 mijë emra më pak në listën e votuesve