KPK njofton kandidatët për prokurorë: Më 29 nëntor mbahet testi me shkrim në fakultetin Juridik në Prishtinë

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka njoftuar kandidatët të cilët kanë kaluar Testin Kualifikues, se me datë 29 nëntor 2026 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, do t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Në njoftim shtohet edhe se, regjistrimi i kandidatëve do të bëhet me fillim nga ora 11:00 deri në ora 11:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës, ndërsa kandidatët që paraqiten pas orës 12:00 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për mbajtjen e testit me shkrim për kandidatët për prokurorë

Prishtinë, 18 nëntor 2026 – Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar Testin Kualifikues, se në pajtim me nenin 22 të Rregullores nr. 02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit (Rregullorja), do t’i nënshtrohen TESTIT ME SHKRIM me datë 29 nëntor 2026 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet me fillim nga ora 11:00 deri në ora 11:30, kur edhe do të mbyllen dyert e sallës, ndërsa kandidatët që paraqiten pas orës 12:00 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

Njoftimin e plotë së bashku me listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testit me shkrim mund ta gjeni në këtë link:   https://media.prokuroria-rks.org/…/47c78b3b-5771-4e1e…

Read Previous

Brajan Gruda mes yjeve të futbollit evropian

Read Next

Jakup Krasniqi takohet me familjarët pas kthimit nga Haga, vajza e pret me duartrokitje