Arda Güler blindon të ardhmen te Real Madridi, kontratë e re deri në vitin 2032

Arda Güler do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite, pasi klubi madrilen ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me talentin turk deri në vitin 2032.

Mesfushori i ri ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me gjigantin spanjoll, duke konfirmuar besimin e klubit në potencialin e tij dhe synimin për ta mbajtur si pjesë të rëndësishme të projektit sportiv.

Güler po vazhdon të zhvillohet me fanellën e “Los Blancos”, ndërsa rinovimi i kontratës dëshmon se Real Madridi e sheh atë si një nga lojtarët me të cilët synon të ndërtojë të ardhmen e skuadrës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai i Jakup Krasniqit

Read Next

Brajan Gruda mes yjeve të futbollit evropian