Kosova sot përballet me Armeninë, Foda dhe Muriqi paralajmërojnë fitore

Franco Foda dhe Vedat Muriqi kanë paralajmëruar se në miqësoren ndaj Armenisë, e cila zhvillohet sot nga ora 17:00, do të luajnë për fitore. Motivi është i madh në kampin e “dardanëve”, pasi është ndeshja e parë me trajnerin e ri. “Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Foda.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë sot (e premte) ndeshje miqësore ndaj Armenisë në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Yerevanit nga ora 17:00.

Përzgjedhësi Franco Foda ka thënë se Kosova dhe Armenia kanë lojtarë të mirë, por ka paralajmëruar se “dardanët” do të luajnë në mënyrë agresive dhe të sulmojnë sa më shpejt. Trajneri gjerman që debuton në krye të Kosovës më pas ka thënë se do të përpiqen t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. “Kemi pasur seanca stërvitore shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sidoqoftë, ekipi është në gjendje të mirë, përpos problemeve muskulore të Rrahmanit dhe të Rashicës. Por, ata do të jenë në stërvitje sot dhe besoj edhe në ndeshjen e nesërme. Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë dhe të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më shumë agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt. Nuk e di, nuk mund të them se kush është favorit. Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë Foda.

Në konferencë për medie ishte edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ka thënë se Kosova është favorite në këtë ndeshje dhe se luan për fitore edhe pse është veç një ndeshje miqësore. “E gjithë skuadra është përgatitur për ndeshjen fizikisht dhe psikikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore. Besoj se Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht dhe si ekip do të demonstrojmë se jemi më të mirë. E njohim ekipin e Armenisë mirë dhe e kemi analizuar”, ka thënë Muriqi.

Kjo nuk është miqësorja e vetme për Kosovën në këtë muaj, pasi më 26 mars do të përballet me Hungarinë./EpokaeRe

Read Previous

O’Brien dhe Escobar sot flasin për Ballkanin dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë

Read Next

Real Madridi monitoron yllin e Liverpoolit përpara një transferimi befasues në verë