Kosova pjesëmarrese në Kampionatin Europian të kik-boksit

Nga 11 deri me 20 nëntor në Antalya të Turqisë do të zhvillohet Kampionati Evropian i kik-boksit, ku edhe Kosova do t’i ketë përfaqësuesit e vet në këtë ngjarje.

Ekipi ynë, i cili ka zbarkuar tashmë në Antalya, do të përbehet nga tre garues, Shpëtim Kameri që garon në kategorinë – 63 kilogramë, Arbër Salihu kategoria – 67 kilogramë, si dhe Demahmet Sinani (kategoria – 75 kilogramë).

Kundërshtaret e tyre do t’i kuptojnë pas shortit që do të hidhet të dielën.

image 229

Bashkë me garuesit kosovarë, në këtë kampionat po qëndron edhe kryetari i Federatës së Kik-Boksit të, Fatmir Makolli. Në këtë kampionat marrin pjesë 852 garues nga e gjithë Evropa./Sinjali/

Read Previous

Përballje interesante në Superligë, vëmendja në Gjakovë e Prizren

Read Next

Holanda do t’i japë Ukrainës edhe 110 milion euro për restaurimin e sistemit energjetik