Kosova merr pjesë në takimin me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në takimin e 12-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Mehaj tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë grup tregon mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Pjesëmarrja jonë aktive në UDCG tregon përkushtimin e palëkundur për gatishmërinë konkrete të Republikës së Kosovës për të mbështetur Ukrainën”, tha ai.

Kujtojmë se ky grup është udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin.

/KlanKosova/

Read Previous

Sot bëhet intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese

Read Next

Rritet importi me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, 27 milionë euro vetëm nga Greqia