Kosova me fanella të reja

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të paraqitet me fanella të reja tash e tutje. Bëhet fjalë për fanella të brendit të njohur sportiv “Adidas”, ka njoftuar FFK-ja të premten.

Bashkëpunimi me “Adidas” është mundësuar nga Skema e Asistencës për Veshje e UEFA-s.

“Përmes kësaj skeme, Federata e Futbollit e Kosovës përfiton nga furnizimi me veshje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo skemë është themeluar në vitin 2007 dhe ka synim mbështetjen e federatave nacionale.

“Për dy sezonet e ardhshme, dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të ‘adidas’, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse”.

Read Previous

A është dyfishuar kostoja e luftës me Iranin krahasuar me vlerësimin e Pentagonit?

Read Next

Haxhiu: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO