Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kosova është stolisur edhe me dy medalje të reja në xhudo, gjatë paraqitjes në Lima Pan Amerikan Open, Peru.
Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje të artë, kurse Dëbora Gjakova (-63 kg) është stolisur me medalje të argjendtë në Lima Pan Amerikan Open, Peru.
Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, amerikanen Toni Pepia.
Gjakova në ndeshjen finale mposhti me dy Wazaari për Ippon, peruanen Marian Flores dhe u rendit e para në këtë garë.
Një test i mirë për Kampionën tonë Olimpike pas lëndimit të saj dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024.
Në Pan Amerikan Open u ndesh edhe garuesja Dëbora Gjakova (-63 kg), ku në finale përkundër ndeshjes së mirë ajo humbi me Wazaari nga garuesja kolumbiane Cindy Mera. /Gazeta Express/