Kosova hyn në detyrime financiare ndaj ENTSO-E, ndahen 40 milionë euro për pagesën e borxhit

Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, ka ndarë 40 milionë euro për Operatorin e Sistemit të Transmisioni dhe Tregut (KOSTT) me qëllim të pagesës së borxhit ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Ekonomisë.

“KOSTT po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-E në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet. Kërkesa ka qenë për mbështetej kjo me 40 milionë euro”, tha Murati.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorit e energjisë. Momenti i kyçjes së KOSTT-it në ENTSO-E është duke skaduar ku 23 shtetet që janë nënshkruese do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen me Kosovën”, deklaroi Rizvanolli.

Ajo në një konferencë për medie, theksoi se me ndarjen e 40 milionë eurove bëhet shlyerja e obligimeve ndaj ENTSO-E.

“Jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes duhet të vazhdojë”, ka shtuar ajo.

“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi kërkuar nga Ministria e Financave për ndarjen e 40 milionë eurove për shlyerjen e këtyre obligimeve që mundësojnë shlyerjen e obligimeve të KOSTT-it ndaj ENTSO-E”, përfundoi Rizvanolli.

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Më 1 shtator rifillon zbatimi i vendimit për targa dhe letërnjoftime, nuk konfiskohen dokumentet serbe

Read Next

Ministri Krasniqi: Nuk mund të ketë asociacion një etnik në Kosovë