Kosova e nisi me fitore dhe e mbylli me barazim vitin 2022, 10 ndeshje për Dardanët me bilanc të mirë

Një vit pozitivë mund të konsiderohet për Përfaqësuesen e Kosovës viti 2022, duke marrë parasysh ndeshjet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura.

Dardanët në total kanë zhvilluar 10 ndeshje në vitin 2022, ku katër nga to janë miqësore dhe gjashtë të tjera ndeshje kualifikuese.ReklamaPlayLoaded: 7.01%Remaining Time -8:04Unmute×

Në fillim të vitit 2022 Dardanët u bën me trajner tëri, pasi ish-lojtari legjendar francez Alain Giresse mori drejtimin e Kosovës.

Vetëm një muaj më vonë erdhi debutimi i teknikut francez në krye të Dardanëve, ku zhvilloi dy ndeshje miqësore në mars.

Nën udhëheqjen e Giresse, Dardanët e filluan furishëm duke mposhtur Bukrina Fason në ndeshje miqësore në Prishtinë me rezultat të thellë 5-0.

Fidan Aliti, Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni ishin golashënuesit e Kosovës në këtë sfidë.Reklama

Ndërkohë më 29 mars Dardanët luajtën një ndeshje miqësore në Zurich ndaj Zvicrës, barazuan me rezultat 1-1.

Ishte një nga ato ndeshjet që do të mbahet gjatë në mend pasi stadiumi ‘Letzigrund’ në Zurich ishte i stërmbushur me tifozë shqiptarë duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Milot Rashica shënoi golin e vetëm për Dardanët, derisa Lotomba barazoi për helvetikët.

Ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve nisën në qershor, ku u zhvilluar katër ndeshje brenda 10 ditëve dhe Kosova mori dy fitore ndaj Qipros 0-2 e Irlandës 3-2, derisa u mposht në dy duele me Greqinë 0-1 në Prishtinë dhe 2-0 në Volos.

Me dy ndeshjet e muajit shtator përfunduan kualifikimet e Ligës së Kombeve, pasi Dardanët u mposhtën 2-1 nga Irlanda e Veriut, derisa fituan duelin e fundit me Qipron me shifrat 5-1.Reklama

Pas gjashtë ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Dardanët e mbyllën në vendin e dytë me nëntë pikë, gjashtë më pak se lideri Greqia.

Krejt në fund të vitit, në muajin nëntor Kosova zhvilloi edhe dy ndeshje miqësore me Armeninë 2-2 dhe Ishujt Faroe 1-1. Për këto dy takime trajneri Alain Giresse kishte vendosur të grumbulloj lojtarë që kanë pasur më pak hapësira dhe që janë potencial për një fanellë të Kosovës në të ardhmen.

Gjatë këtij viti Dardanët mësuan edhe emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Përfaqëuesja jonë ndodhet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë, dhe Andorrën. Këto ndeshje kualifikuese nisin në mars të këtij viti dhe Dardanët kampanjën kualifikuese e fillojnë ndaj Izraelit në udhëtim me 25 mars. 

/Telegrafi/

Read Previous

Macron uron në gjuhën kroate hyrjen e këtij vendi në eurozonë

Read Next

Kryetari Ardian Gjini me bashkëpuntorë vizitojnë disa nga institucionet në natën e Vitit të Ri