Kosova asiston Bosnjë e Hercegovinën në kthimin e qytetarëve të saj nga Arabia Saudite

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka ndërmarrë një operacion riatdhesimi për një grup shtetasish të Bosnjë e Hercegovinës.

Rreth 13 qytetarë kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës nga Riadi i Arabisë Saudite në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme, por sipas burimeve, kthimi i qytetarëve është mundësuar pas kërkesës së Bosnjë dhe Hercegovinës. /Albanianpost.com

Read Previous

Ambasada britanike dhuron dy vetura dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Read Next

​Guardiola beson te përmbysja ndaj Real Madridit