Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se së shpejti do të hapet konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Sipas njoftimit, mund të aplikojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç.

Afati i aplikimit do të jetë nga 2 deri më 27 mars.

Të interesuarit mund të marrin më shumë informacione në uebfaqen zyrtare të ministrisë, ndërsa aplikimi bëhet online përmes platformës së rekrutimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Media spanjolle: Shqipëria, një perlë e panjohur e Europës

Read Next

OVL UÇK nis peticion kombëtar për drejtësi të paanshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë