Konjufca takohet me kryeshefin Ekzekutiv të American Councils

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të American Councils, Dr. David Patton me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të të rinjve, si dhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit.

Kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime për American Councils që nëpërmjet programeve të ndryshme ka krijuar mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë studentë të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit si dhe mbështetjen e projekteve të ndërsjella.

Nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv, David Patton, shprehu gatishmërinë e organizatës që drejton për të vazhduar mbështetjen për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike të tyre, nëpërmjet programeve të ndryshme që zhvillon American Councils.​ /EO

Read Previous

Biden: Do të deklasifikojmë informacionet në lidhje me origjinën e COVID-19

Read Next

Dogana kap rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë