Konjufca: Nëse edhe njëherë pihet duhani në bufe të Kuvendit, e thërras Inspektoratin

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një kërkesë nga ana e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

I pari i Kuvendit ka kërkuar nga ana e deputetëve që të mos të pijnë duhan në bufenë e Kuvendit.

“Kam informata që duhani po pihet në Kuvendin e Kosovës, kërkojë që kjo mos të ndodh përsëri, pirja e duhanit është e ndaluar në Kuvend” tha Konjufca.

Më tutje ai është shprehur se nëse kjo dukuri ndodhë përsëri, ai është i detyruar ta thërras Inspektoratin.

/Shqip.com

Read Previous

Përdorte kartelat e klientëve për të blerë rroba, Zvicra dëbon gruan nga Kosova

Read Next

Fillon procedura për padi ndaj revistës franceze: E paraqiti Kosovën si vend i lindjes së manastireve ortodokse