Ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re.
I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, po mbanë ekspozenë si dhe do ta prezantojë kabinetin qeveritar.
“Në spektrin tonë politik, vështirë që do të arrijmë edhe një konsensus për zgjedhjen e presidentit në muajin mars. Përmes qeverisë sot, synojmë disa gjëra. Ta kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje, do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë sërish në zgjedhje”.
“Çështje që qeveria jonë do t’i trajtojë janë, buxheti, plani i rritjes, ekzekutimi i pagave të punëtorëve të RTK-së dhe miratimi i buxhetit për Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok”.
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.
Atij i nevojiten 61 vota për t’u bërë kryeministër.