Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e parë për këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. Pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, pikat e propozuara për shqyrtim kanë marrë miratimin që të trajtohen dhe të miratohen në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale. U diskutua për gjetjen e mundësisë për përkrahjen e të prekurve nga pandemia. Detajet për këtë propozim i dha anëtari i këtij komisioni Sadik Hoti.

Ndërsa për nxjerren e vendimit për punimin e Planit Zhvillimor Komunal  foli menaxherja e projektit, Leonora Rraci e cila tha që si pasojë e pandemisë ju është dashur ta rifillojnë punimin e këtij Plani për periudhën kohore 2021-2028, por që janë në përfundim të tij.

Mes tjerash u diskutua plani vjetor i punës së ekzekutivit për vitin 2021, raporti i kryetarit për situatën ekonomiko – financiare për vitin 2020, kërkesa për punimin e PZHK-së, si dhe tri dokumente tjera që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien në komunën e Gjakovës.


Read Previous

Zbulohet një lloj i ri i koronavirusit në Slloveni

Read Next

Si trajtohen viktimat e dhunës në familje?