Komisioneri i BE-së: SPAK, shtyllë kyçe e Reformës në Drejtësi

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, vlerësoi rolin e SPAK në Shqipëri.

Ai theksoi se kjo strukturë ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Reforma në drejtësi që Shqipëria miratoi në vitin 2016 ka ndihmuar për trajtimin e këtyre sfidave. SPAK, i themeluar si një shtyllë kryesore e reformës në drejtësi, ka bërë arritje të rëndësishme deri më sot dhe luan një rol kyç në dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” deklaroi Brunner. /Euronews.al/

Read Previous

Si krijuan mbeturinat një ekosistem të rrezikshëm në Oqeanin Paqësor

Read Next

Zbulohet sa ka fituar Cristiano Ronaldo gjatë kohës që ishte në grevë te Al Nassr