Klubi i Serie A kërkon transferimin e Ardon Jasharit

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë një aventurë të re gjatë merkatos së verës.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bologna e ka futur në listën e lojtarëve të dëshiruar për sezonin e ardhshëm.

Jashari mund të luaj sezonin e ardhshëm në Serie A dhe trajneri Thiago Mota është një “tifoz” i lojtarit me origjinë shqiptare.

21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë. Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij, pasi ka skuadra edhe nga Zvicra e Ligue 1 në Francë që kërkojnë ta sjellin në ekip./h.ll/abcnews.al

Read Previous

ATK e ARKEP me marrëveshje bashkëpunimi

Read Next

Projekti për restaurimin e Tabhanës që nga 22 janari në proces tenderimi