Klubi i Prodhuesve e njofton ministrin Murati për gjendjen financiare të vendit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës gjatë takimit me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë diskutuar për pozitën financiare të vendit, sidomos për gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu gjatë takimit Klubi parashtroi disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikon drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/

Read Previous

228 lehona u përkrahën në vlerë prej 100 eurosh nga Komuna e Malishevës

Read Next

Sergio Ramos dëshiron të qëndrojë në Real Madrid