Klubet e Superligës Evropiane synojnë tregun amerikan

Kompania “AEG”, e cila cilësohet si lider përsa i përketë ngjarjeve sportive, njoftoi nisjen e turneut të parë të “Soccer Champions Tour”.

Ngjarja do të zhvillohet nga e premtja e 22 korrikut deri të shtunën e 30 korrikut. Qytetet pritëse përfshijnë Las Vegas, San Francisco, Dallas dhe Los Angeles.

Do të jenë pesë skuadra që do të marrin pjesë, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Club America dhe Club Deportivo Guadalajara.

Tre klubet evropiane, që janë dhe themeluese të projektit të “Superligës Evropiane” po synojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në tregun amerikan.

Ky turne shënon rikthimin e parë në fushë në Shtetet e Bashkuara për Barcelona-n dhe Real Madrid-in që nga viti 2019 dhe për Juventus-in që nga viti 2018.

Kalendari i ndeshjeve:

E premte 22 korrik – Juventus-Club Deportivo Guadalajara në “Allegiant” në Las Vegas

E shtunë 23 korrik – Real Madrid-Barcelona në stadiumin “Allegiant” në Las Vegas

E martë 26 korrik – Real Madrid-Club America në “Oracle Park” në San Francisco

E martë 26 korrik – Barcelona-Juventus në “Cotton Bowl” në Dallas

E shtunë 30 korrik – Real Madrid-Juventus në “Rose Bowl” në Los Angeles /Albanianpost.com

Read Previous

Energjia elektrike në Veri, brenda takimeve në Bruksel – çfarë rrezikon Kosova?

Read Next

Osmani: Qasja e Kosovës në institucionet dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës është në interes të qytetarëve pa dallim