Klopp e quan përmbysjen ndaj Newcastle më të vështirë dhe më të bukur se ndaj Barcelonës

Liverpooli ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Newcastle United me rezultat 1-2.

Ka qenë një fitore me shumë forcë nga The Reds që ishin në disavantazh nga pjesa e parë dhe me një futbollist më pak në fushë.

Inkuadrimi i Darwin Nunez ishte vendimtar, pasi uruguaiani shënoi dy gola në fund të ndeshjes për t’i dhënë tre pikë të mëdha Liverpoolit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e quan përmbysjen ndaj Newcaslte më të mirë se atë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Kjo përmbysje ishte edhe më e vështirë e më e bukur se ajo ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Nuk kam përjetuar një ndjesi të tillë në 1.000 ndeshjet e mia si trajner”.

“Është diçka për t’ia treguar brezave të ardhshëm. E vetmja mundësi për të fituar ishte të mos pësonim një gol të dytë dhe që Trent të mos ndëshkohej me një tjetër karton të verdhë. Në fund ia dolëm dhe jam shumë i gëzuar”.

“Për mua Van Dijk nuk duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Nëse do të shihja diçka të tillë në stërvitje nuk do ta ndalja lojën, por kjo është arsyeja pse unë nuk jam arbitër”, tha Klopp. /Telegrafi/

Read Previous

Michel do të propozojë zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030

Read Next

At Zef Pllumi, françeskani simbol i dijes dhe qëndresës