Kino “Hyrije Hana” organizon fundjavën “Weekend Lovers”

Kino “Hyrije Hana” ju fton në një fundjavë plot dashuri dhe surpriza!

Kjo fundjavë vjen ndryshe – me romancë, emocione dhe shpërblime të veçanta.

Datat: 13, 14 dhe 15 shkurt

Si të merrni pjesë?
Mjafton të blini një biletë për cilindo film gjatë këtyre tre ditëve dhe automatikisht bëheni pjesë e lojës së madhe shpërblyese “Weekend Lovers”.

Çfarë mund të fitoni?

Nga 13 shkurti në Kino “Hyrije Hana”

Filmi “Wuthering Heights” sjell një interpretim të freskët dhe modern të një prej historive më të mëdha të dashurisë, ku pasioni i pakontrolluar dhe drama mes Heathcliff dhe Catherine rikthehen me energji të re për publikun e sotëm.

May be an image of text that says 'Margot Jacob Robbie Wuthering Elordi heights A AFilmby EmeraldFennell AFimbyEmeraldFennell Fennell ComeUndone. Come Undone. ONLY ONLYIN ONL THEATERS Valentine's Day 2026 노 专'

15 shkurt, ora 21:00, tako aktorët e filmit “Loja e Fundit” në Kino “Hyrije Hana”

Filmi “Loja e fundit” në të cilin protagonistë kryesorë janë çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të nisë të shfaqet më 14 shkurt në ora 19:00 dhe 21:00. Aktorët e filmit do të vijnë në Gjakovë më 15 shkurt nga ora 21:00 për ta takuar publikun në një Meet & Greet, që premton emocione të forta dhe momente të paharrueshme. Ju mirëpresim t’i takoni nga afër dhe ta ktheni një mbrëmje filmi në një kujtim të paharrueshëm.

May be an image of one or more people and text that says ': KINO HANA MEET & GREET 15 SHKURT ORA 21:00 .Kandda ••• handt … •fandt LUIZBELLI LUIZ BELLI pa_e_Mundr KIARA PIPO DORI lojo_e_tandit … loja_@_tundt … SANDA FIKO TONINI GJAKOVA'

Blejeni biletën për datat 13, 14 ose 15 shkurt dhe bëhuni pjesë e lojës shpërblyese!

Read Previous

Tifozat Kuq e Zi mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë”

Read Next

KDI: Kriza politike bllokoi reformat kundër korrupsionit