Kina ua kufizon qasjen të rinjve në videolojëra – vetëm tri orë në javë

Kina ua ka ndaluar nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme videolojërat – duke i lejuar që vetëm tri orë në javë të luajnë.

Ata do të mund të kalojnë një orë argëtim gjatë të premtes dhe nga një tjetër të shtunën dhe të dielën.

E tërë kjo është bërë si kundërpërgjigje ndaj varësisë me videlojëra, ndërkaq autoritetet kineze po e cilësojnë si luftë kundër sëmundjeve sociale – që po i hutojnë dhe izolojnë fëmijët.

Me këtë veprim shpresojnë t’ua rrisin vetëdijen por edhe fokusin në shkolla – duke ua rikujtuar se kanë obligime tjera më të rëndësishme.

Sipas autoriteteve kineze, të rinjtë videolojërat e tyre mund t’i luajnë të premten dhe vikendeve nga ora 20:00 deri më 21:00. Kufiri i këtij kufizimi prek të gjithë ata që janë nën moshën 18-vjeçare. /Telegrafi/

Read Previous

Kosova furnizohet me 55 mijë vaksina, nga MSH thonë se pranimi bëhet çdo të hënë

Read Next

Masat kundër Covid-19 ‘mbyllën’ kufirin, ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës