Kosova furnizohet me 55 mijë vaksina, nga MSH thonë se pranimi bëhet çdo të hënë

FILE PHOTO: A vial labelled with the Pfizer-BioNTech coronavirus disease (COVID-19) vaccine is seen in this illustration picture taken March 19, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.

Kjo është konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv, edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.

“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga kjo ministri

/EkonomiaOnline/

Read Previous

Glauk Konjufca priti në takim diplomatin belg Julien Sassel

Read Next

Kina ua kufizon qasjen të rinjve në videolojëra – vetëm tri orë në javë