Kina ka shprehur mbështetjen e saj për planin e paqes të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të arrijnë menjëherë një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të lirojnë të gjithë të burgosurit.
”Pekini mbështet të gjitha përpjekjet për të ulur tensionet midis Izraelit dhe Palestinës”, theksoi zëdhënësi Guo Jiakan.
”Kina është e përkushtuar ndaj parimit që palestinezët duhet të qeverisin Palestinën dhe se zgjidhja me dy shtete duhet të zbatohet”, theksoi ai.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paraqitur një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili përfshin lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen ende nga grupi islamik Hamas në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.
Plani gjithashtu kërkon tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës, i cili do të qeveriset nga një qeveri kalimtare teknokratësh palestinezë nën mbikëqyrjen e një komiteti ndërkombëtar. /ATSH-DPA/