Rritje e ndjeshme e shitjeve të veturave elektrike në Bashkimin Evropian
Specialistët për sigurinë nga eksplozivët të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO kanë realizuar një inspektim të përbashkët për siguri dhe mbrojtje në në minierën e ndërmarrjes “Trepça” në Stantërg.
Inspektimi është zhvilluar nën koordinimin e Inxhinierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it dhe me inspektorët e armëve dhe municionit nga Departamenti për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.
“Kjo aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, vazhdon njoftimi i KFOR-it. /RTKlive