KFOR-i stërvitet për beteja të afërme

Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan stërvitje të Betejës së Afërme (CQB).

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja e rregullt ndihmon në ruajtjen e niveleve të larta të gatishmërisë operacionale, duke mundësuar që trupat të përgjigjen me shpejtësi dhe efektivitet ndaj sfidave të mundshme.

“Stërvitje të tilla nënvizojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e fortë ndërmjet personelit, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim./express

Read Previous

BE: Kosova e 13-a në botë për siguri strategjike, Mali i Zi befason, Serbia në rënie

Read Next

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren