KFOR-i ndërhyn me Black Hawk në luftën kundër zjarreve në Kosovë

Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se po vazhdon të ndihmojë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave të Kosovës në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë disa rajone, ku aktualisht janë aktive 41 vatra.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një komunikate për media.

“Dy ekuipazhe të helikopterëve UH-60 Black Haëk nga KFOR-i, të pajisur me mjete për shuarjen e zjarreve (Bambi Buckets), realizuan disa hedhje ajrore të ujit mbi zonat e prekura nga zjarret, me qëllim të vënies nën kontroll të flakëve që paraqesin kërcënim për popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë një periudhe dyorëshe, ekuipazhet kryen 18 hedhje uji, duke shpërndarë mbi 43,500 litra ujë në zonat e prekura”.

Read Previous

Kolumbia dënon dëbimin masiv të qytetarëve nga Ekuadori

Read Next

Stuhi të forta në Gjermani, breshër dhe përmbytje