KF “Vëllaznimi” është gati të nisë aventurën e sezonit 2025/26 në Raiffeisen Ligën e Parë, me një sfidë interesante ndaj KF “Feronikeli-74”. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë këtë të shtunë, më 16 gusht 2025, në stadiumin sintetik “Shani Nushi” në Gjakovë, me fillim nga ora 16:30.
Pas një periudhe të ngjeshur përgatitore dhe disa përforcimeve të rëndësishme gjatë merkatos verore, skuadra gjakovare synon të startojë me këmbën e mbarë, duke marrë tre pikët e para të kampionatit.
Trajneri dhe stafi teknik kanë punuar për të krijuar një grup të balancuar mes përvojës dhe energjisë së lojtarëve të rinj, ndërsa përballja me Feronikelin pritet të jetë një test serioz që do të tregojë potencialin e skuadrës në fillim të këtij edicioni. /tvsyrivision/
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: