Këto janë zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë

Në ditën e 24 të luftës mijëra njerëz tashmë kanë lënë Ukrainën duke u strehuar në vendet fqinje.

Rusia e papërgatitur për rezistencën e ukrainasve, nuk ka mundur të sulmojë Kievin. Rrugët kryesore i ka të bllokuara, siç raportohet nga Ukraina.

Nga ana tjetër Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke deklaruar se i ka vrarë edhe gjeneralin e pestë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake, në një telefonatë me presidentin Xi Jinping.

Zelensky thotë se 130 persona janë shpëtuar nga bodrumet e teatrit që u bombardua në Mariupol të mërkurën, por 1,300 të tjerë mbeten ende të bllokuar.

Një shans të fundit për bisedime i ka dhënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy- Rusisë. Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën. Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës. “Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

/abcnews.al/

Read Previous

​Policia konfiskon 1100 euro të falsifikuara, të gjitha prerje 100-she

Read Next

Kopshti i bombarduar zoologjik ukrainas u kërkon njerëzve të blejnë bileta elektronike edhe pse nuk do të mund ta vizitojnë