Këto dy vende raportojnë vdekjet e para nga lija e majmunit

Spanja ka raportuar vdekjen e parë në Evropë nga lija e majmunit.

Ministria e Shëndetësisë e vendit konfirmoi vdekjen, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth personit.

Brazili po ashtu raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit disa orë më parë.

Në raportin e saj të fundit, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend. Nga 3,750 pacientët për të cilët kishte informacion, 120 janë shtruar në spital dhe një ka vdekur.

Viktima braziliane ishte një burrë 41-vjeçar, i cili, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit, vuante gjithashtu nga limfoma dhe një sistem imunitar i dobësuar.

Në fillim të këtij muaji, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë  e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një “urgjencë globale shëndetësore”.

Lija e majmunëve transmetohet kryesisht nga kafshët e egra të infektuara në rajonin perëndimor të Afrikës qendrore.

Virusi mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale.

Burrat homoseksualë dhe biseksualë janë të prekur në mënyrë disproporcionale nga përhapja e virusit, me 98 përqind të të infektuarve nga ky grup, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Për të ngadalësuar përhapjen e saj, OBSH po këshillon homoseksualët të kufizojnë numrin e partnerëve të tyre seksualë.

Edhe pse shumica e rasteve deri më tani janë mes meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, kushdo i ekspozuar mund të sëmuret nga lija e majmunit./Sinjali/

Read Previous

Këto janë profesionet për të cilat Gjermania po kërkon punëtorë

Read Next

Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës tanke sovjetike