Këtë javë do të fillojë projekti për vendosjen e dyerve të reja në ndërtesat kolektive

Një prej problemeve kryesore të qyetatarëve që jetojnë në ndërtesa kolektive është mirëmbajtja e tyre. Dyert e shumicës së ndërtesave të vjetra në qytetet janë të thyera, të zhveshura, të ndryshkura, në brendësi të hyrjeve gati në të gjitha mungon ndriçimi, fasadat janë të dëmtuara, bodrumet gjithashtu të lënë përshtypjen e disa hapësirave të frikshme.

Kjo gjendje përpos që është pamje jo e mirë, shkakton probleme edhe në shëndetin e qytetarëve. Një prej banorëve që jeton në këtë ndërtesë në mes të qendrës së qytetit të Gjakovës thotë që është detyruar që me vetëfinancim ta rregullojë një problem që i ka shkaktuar atij telashe, pasi ndërtesa është e vjetër dhe çdo ditë kërkon rrugullim.

Edhe qytetarët që i hasin këto pamje ndajnë mendime të njejta duke e cilësuar si pamje të shëmtuar.

Por kësaj problematike i ka ardhur fundi, dyert e reja të ndërtesave të vjetra do të fillojnë të vendosen gjatë kësaj jave, ky projekt është kontraktuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe kosoja e tij është 130 mijë euro.

Projekti për sanimin e dyerve dhe hyrjeve të ndërtesave kolektive ka afat dy vjet.

Read Previous

COVID-19 në Kosovë/ 27 raste pozitive gjatë 24 orëve

Read Next

​Ja si lëvizin çmimet e artikujve bazë në Kosovë (Dokument)