Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi iftar për Ramazan

Nën organizmin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbrëmë është shtruar iftar tradicional regjional për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast të pranishëm ishin figura që përfaqësojnë Bashkësinë Isalme të Kosovës, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, përfaqësues nga Shoqata Bereqeti, si dhe përfaqësues nga komuna e Gjakovës e institucione të tjera. Fjalën hyrëse e mori Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Valon Myrta, duke rikujtuar rëndësinë e muajit të Ramaznit.

Kjo mbledhi dëshmon së ka njerëz që respektojne vlerat njerëzore dhe fetare, duke qenë shembull i solidaritetit u shpreh kryetari Gjini në fjalën e tij para të pranishmëve.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës foli, Myfti Naim Efendi Tërnava, duke vënë theksin te rëndësia e muajit të shenjt të Ramazanit.

Nga të pranishmit u tha se në këtë muaj shprehet më së miri besimi, sinqeriteti, humanizmi, e solidariteti, virtyte këto të cilat duhet të jenë pjesë e çdo besimtari në jetën e përditshme.

Read Previous

Shkruhet historia, ekipi shqiptar Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO

Read Next

​23 raste të reja me COVID-19