KESCO: Nga 1 prilli bizneset që i kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO ka njoftuar komunitetin e biznesit se nga 1 prilli hyn në fuqi faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Bëhet e ditur se në këtë fazë, konsumatorët komercialë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe obligohen të zgjedhin një furnizues të licencuar në tregun e hapur.

Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, KESCO thekson se një numër biznesesh nuk i plotësojnë më kriteret për të qenë pjesë e shërbimit universal nuk do të mund të vazhdojë furnizimin e tyre me tarifa të rregulluara nga kjo datë. /RTKlive

Read Previous

Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

Read Next

Semaforët në afërsi të shkollave vazhdojnë të mbesin jo tërësisht funksional